Zenit
+355 4 227 1641

Klikoni to load map

Useful Information

Locality: Tirana, Albania

Phone Number: +355 4 227 1641

Address: Bulevardi Bajram Curri, P. Agimi, Nr.1 1000 Tirana, Albania

Followers: 1353

Opening hours

Monday:

Tuesday:

Wednesday:

Thursday:

Friday:

Saturday:

Sunday:

Reviews

Write a review

Posts

Zenit
Shërbime postimesh rekomande edhe spostime të tjera Posto lajm eventin, thanë, ta dinë, në Prishtinë e Tiranë! Ja, tha Qerosi i vesit të jetë tërthor e në jetë me vonesë:... Ej, se, pas dushit, isha duke u veshur edhe po krihesha, për të tretën ditë Panairi të Librit në Prizrenin e Lidhjes, u vra gjë tjetri, aty? U la ndonjë hesap, apo, s’ka lidhje? Le që dhe vrasësi njeri është, sapo do jetë larë i shkreti e mbase është duke u veshur, si polic, ose kryeministër Apo si lexues vargjesh a kovaç varganbërës, ose kasap
July 11, 2021, 1:00 PM
Zenit
në kujtim të vjetorit të parë të ndarjes
June 26, 2021, 1:00 PM
Zenit
Prej korpusit të paçmuar të përkthimeve të hatashme të një mjeshtri si Halit Selfo ka nisur tashmë rrahjet në botimet Zenit edhe një tjetër kryevepër klasike...: Zemra Transplatoi pasion zemre Dasara Maluka mbi ilustrimet e vyera të origjinalit, 1892. See more
June 22, 2021, 1:00 PM
Zenit
tirazh i ri: titulli: Amerika autori: Jean Baudrillard përktheu: Balil Gjini... Lexo Amerikën të zbulosh të nëndheshmen e një kontinenti përralle. T’i qasesh e të qasësh një tjetër univers, tjetër kohë. Botë tjetër. Të rrokësh imazhet e një utopie të çuditshme, porse një farë çudie që jo rrallë e refuzon e anullon të qenit utopike e që, pa reshtur, pa fre, përkundet mes ëndrrës dhe realitetit, gjersa ndonjëherë zgjohet ndër të ëndërrtën e realizueshme. Lexo Amerikën, me një Jean Baudrillard si udhërrëfyes dhe mentor; nëpër shtigje, kanione, rrafshe dhe rrugë teksti e rrugëzgjidhje mes shumëfishimesh perceptimi. Dhe njësh me to, zgjedhjesh stili dhe ritmike. Amérique, ose tekstili i vërtetë i modernitetit. Dhe njësh me të, kjo zgjedhje e një regjistri po aq të veçantë të shqipes së Balil Gjinit, këtu në një nga zejet e para të përkthimeve të tij në Zenit, e që tanimë thuajse po shkon drejt gjinie përkthimore më vete. Është edhe për kënaqësi të tilla të pozicionimit dhe mënyrës së shqyrtimit e shpërfaqjes së teksturës mbi një temë, cytja për të lexuar libër. Se po të qe thjesht për njohjen e argumentit, n’daç mbi anët e virtytshme të Amerikës a qoftë anët e mënxyrës, ja ku e thotë dhe anullon vetë i zoti i punës, Baudrillard, prioritetin e një leximi amerike përmes librave: Bëni ndonja dhjetë milje nëpër Amerikë, dhe do t’ia dilni të dini për këtë vend më shumë se tërë institucionet e sociologjisë a të shkencave politike sëbashku. Ndaj, në qoftëqë dikujt, në këtë pikë të këtij shënimi të shkurtër fejsbuku, do t’i shkonte në mend shkarazi efikasiteti i ndonjë alternativë pragmatizmi ekonomik të tipit: po të kisha të mbërrija gjer në Amerikë as do më binte më në mend për ‘Amerique’ dhe libra, ai vërtet as ka pse e lexon librin, është tip që e njeh jetën e i di gjërat e njohjes dhe dijes paraprakisht. Mund ta refuzojë me lehtësinë e pashpjegim të refuzimit të vizës. Këtij, nuk i gjejmë dot ngushëllim a justifikim më të mbarë për të hequr dorë nga Amerika - biles as vetes për ta ndërprerë mu këtu shënimin për të-, se sa me këtë zbulesë nga gjenia e satirës së Johnatan Swiftit që nuk gjendet në libër: Kushedi ç’do na kish zbuluar Kolombi, vallë, po të mos ia kishte prerë udhën Amerika.
June 14, 2021, 1:00 PM
Zenit
Ç’ESHTE KINEMAJA? Autori: Andre Bazin Përktheu: Elvis Hoxha Zenit editions, 2012, 2021... Më tepër se premtim për përgjigje, është njoftimi i pyetjes që autori i shtron vetes përgjatë gjithë këtyre faqeve. Pra, këta libra nuk do të synojnë aspak të ofrojnë ndonjë gjeologji apo gjeografi shteruese të kinemasë, por vetëm ta shtyjnë lexuesin nëpër vargun e thellimeve, hulumtimeve, vështrimeve të praktikuara në rastin e filmave që i propozohen reflektimit të përditshëm të kritikut. Nga togu i letrave të nxira gjatë ditëve, një pjesë janë të mira veç për të ndezur zjarrin; të tjera pjesëve që, për kohën e tyre, kishin atë pak vlerë reference kundrejt kinemasë bashkëkohore, do t’u mbetej sot vetëm interesi retrospektiv. Janë fshirë dhe ato sepse, nëse historia e kinemasë është tashmë gjëri i vogël, historia e një kritiku të veçantë nuk i intereson më askujt po të mos e vlerësojmë si ushtrim modestie. nga parathënie e autorit NJOFTIM i botuesit Ne 1958-n, gjashte vjet pas themelimit te kolanes Arti i shtate, Andre Bazin botonte vellimin e pare te nje serie qe do te permbante kater te tille me titullin e pergjithshem C’eshte kinemaja? Parathenia, thelbin e se ciles e kemi ruajtur ne kete liber, e shfaqte qarte frymen: Ky titull, me teper se premtim per pergjigje, eshte njoftimi i pyetjes qe autori i shtron vetes pergjate gjithe ketyre faqeve. Per te, praktike dhe teori perplasen tek njera-tjetra ne nje lexim ku naiviteti hetues perben momentin e nje kuptimshmerie ashpersisht te sakte. Pa dyshim, fale kesaj saktesie qe nuk e vret emocionin, u sigurua suksesi i vepres qe me vellimin e saj te pare. Vdekja nuk i lejoi Andre Bazinit te perfundonte permbylljen e vellimit te katert mbi neorealizmin italian. Me kete gje u mor miku i tij Jasques Rivette ne 1962-shin, tamam si ne nje homazh te fundit kundrejt atij qe qe ndergjegjja e nje brezi te tere kritikesh dhe kineastesh. Punimi ne kater vellime eshte rishtypur disa here, shenje e nje kerkese qe nuk u pergenjeshtrua asnjehere. Me 1975-n ne permblodhem ne nje vellim te vetem artikujt kryesore. Cdo perzgjedhje eshte rrezik me vete. Kete rrezik e ndermorem bashke me Znj. Janine Bazin nen keshillat e Francois Truffaut-se. Pas dhjete vitesh, nderkohe qe po rritet interesi per Bazinin ne France dhe gjetke, ne i propozojme brezave të rinj adhurues të kinemasë kete punim themelor po me atë formulë që e shnderron sigurisht ne permbledhjen me domethenese. Deshira jone eshte t’i transmetojme ate ndjenje dashurie per kinemane qe kishte frymezuar Andre Bazinin dhe qe kish ndricuar me vepren e tij gjithe kolanen. Le Cerf, 1985.
June 2, 2021, 1:00 PM

Related listings

ZYRAT " BAR

Rrajce Librazhdi, Albania

Local business

611 Followers
ZGARA Korcare Origjinal 1

Ali demi, Rruga Leopold Bertold 1001 Tirana, Albania

+355 69 220 8931

Local business

4,054 Followers
Zgjidhja

Ismail Qemali 1001 Tirana, Albania

Local business

33,520 Followers
Per Te Gjithe Ata Qe Jane Nga Zhabokika e Beratit

gorica xxxxxx Berat, Albania

6946062648

Local business

532 Followers
Zana flowers

Rruga 'Luigj Gurakuqi ' zana Lezha, Albania

+355 68 299 1680

Local business

1,508 Followers
Zepa Natyral

Rruga "Beqir Luga", Tirane 1001 Tirana, Albania

+355 69 707 0123

Local business

20,999 Followers
Zenit

Bulevardi Bajram Curri, P. Agimi, Nr.1 1000 Tirana, Albania

+355 4 227 1641

Local business

1,353 Followers